Arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Gjikondi: Beqaj nuk arriti të reflektonte. Të arrish të vjedhësh fondet e BE, ke prekur fundin

schedule17:19 - 4 Korrik, 2024

schedule 17:19 - 4 Korrik, 2024

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua këtë të enjte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas prokurorisë, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të agjencisë shtetërore të programeve strategjike njohur ndryshe si SASPAK ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tenderë fiktivë.

Juristja Brizida Gjkondi në një interviste në “News Line” në ABC News, u shpreh e keqardhur që nuk pati një reflektim dhe një reagim nga ish-ministri Beqaj përgjatë gjithë kësaj kohë. Ajo shtoi se tashmë duhet kuptuar se drejtësia e vjetër ka marrë fundit dhe se tashmë ligji është i barabartë për të gjithë.

“Për të ardhur keq që nuk arriti të reflektonte dhe të kuptonte që kjo drejtësi nuk është më ajo drejtësia e mëparshme. Të vjedhësh fondet e BE thuajse ke arritur të prekësh fundit. Mendohet se Beqaj ka synuar të ikë jashtë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja përse proceduarat janë përshpejtuar për ta ndaluar. Kjo që ka ndodhur me zotin Beqaj duhet ta bëjë të reflektojë të majtën shqiptare. Këto që po ndodhin me të majtën duhet ta çojnë atë drejt reflektimit”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste Gjikondi shtoi se për sa kohë kushdo që është i vetëdijshëm që po bën shkelje, synon të fshehë edhe të ardhurat.

Më tej nënvizoi se vettingu ndaj politikanëve do të shmangte edhe fshehjen e pasurive.

/abcnews.al/