Arrestimi i Ilir Metës/ Sekretari organizativ i partisë, dëshmitar gjatë prangosjes së Metës

schedule18:10 - 21 Tetor, 2024

schedule 18:10 - 21 Tetor, 2024

Nga kthimit nga Kosova, ku  kaloi fundjavën, Ilir Meta kishte një dëshmitar okular të tijin, Sekretarin Organizativ të PL-së, Artemis Peca, që tregoi dhe momentet e ndalimit në rrugë.

Numri 2 i PL-së, dora e djathtë e Ilir Metës, Tedi Blushi vijoi të tregojë skenën e arrestimit, duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj forcave të policisë.

“Akt i pashembullt terrorist si Bin Laden në krye të SPAK dhe më e rënda akoma dhuna që ndodhi aty”.

Por gjeti dhe tradhtarë.

“Ish presidenti i cili nën imunitet dhe gjoja nën mbrojte nga garda, u tradhtua nga to.

Por Meta në lëvizjet e tij prej prej kohësh nuk shoqërohej nga oficerë garde.

“U tradhtua, nuk ka patur informacion se ku ndodhej Meta në momentin e arrestimit”.

Partia e Lirisë do të duhet të marrë vendime në vijim, ndërsa e pret beteja e zgjedhjeve parlamentare, që me parë Meta e ka deklaruar se do të ishte në listën e qarkut më të madh, të Tiranës.

“Partia e Lirisë e ka presidentin e lirisë, do të drejtojë nga burgu”.

Në këtë konferencë ishte dhe avokati i Ilir Metës që tha se nuk kishte asnjë sinjal për arrestimin e Metës, këtë të hënë. Beteja ligjore do të vijojë tha ai, duke ndjekur të gjitha shkallët ankimuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!