Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në emisionin “Real Story” arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Ai ka thënë se kemi arritur në fazën që pjesët e shtetit mund të veprojnë dhe pa koordinim total.
Analisti ka theksuar se nuk i beson asaj pikëpamje që e thoshte dhe vetë Meta, drejtësi me regji.
“Rezulton që paska pas një frikë që ai mund t’i shmangej veprimeve të drejtësisë, e paska ditur që të premten dhe nuk i shmangu veprimet e drejtësisë, por është kthyer. Njoftimet se ai mund të ndalohej dhe më herët kanë qenë bërë publike.
Pra, pse nuk është zgjedhur ndalimi i tij në shtëpi ose një ftesë, por arrestimi në makinë. Kisha dyshimin se arrestimi ishte i inskenuar. Pse është zgjedhur kjo formë kaq e dhunshme, e cila mund të shërbejë dhe si precedente për të tjerët? Ndaj Cybjas u zgjodh mënyra të jepte mandatin, mund të arrestohej dhe me mandat. Koha nga njoftimi për akuzën që ka qenë në kurriz të tij deri në mbylljen e gjithë hesapeve, ishte shumë e shkurtër. Po ashtu dhe Ervin Salianji, iu dha koha të paraqitej, u zgjodh t’i ruhet imuniteti qoftë dhe si hero. Pse nuk u zgjodh një formë më dinjitoze? Është çështje ndaj institucioneve të shtetit që ai ka përfaqësuar. Një pjesë e akuzave që janë në ngarkesë të tij që janë shumë të rënda, madje një pjesë e tyre tingëllojnë të reja.
Unë nuk i besoj asaj pikëpamje që e thoshte dhe vetë zoti Meta, drejtësi me regji. Unë mendoj që kemi arritur në një fazë që pjesët e shtetit mund të veprojnë dhe pa koordinim total, por mendoj që policia, BKH mund të ishte dhe më e matur. Sepse në momentin që faktet janë bërë publike nga denoncuesi dhe mundësia për të prishur provat ka qene e shtrirë në kohë”, u shpreh Nazarko./abcnews.al