Arrestimi i Ilir Beqajt, Nazarko: “Krahu i djathtë” duhet të shqetësohet, ka shumë çështje të hapura

schedule19:39 - 4 Korrik, 2024

schedule 19:39 - 4 Korrik, 2024

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar këtë të enjte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Analisti Mentor Nazarko në “Edicioni Qendror”ABC News, ndërsa foli për këtë ngjarje, u shpreh se SPAK ka treguar dy standarde të ndryshme në ndjekjen penale të hetimit.

Më tej Nazarko theksoi se kjo që ndodhi me Beqajn duhet të shqetësojë edhe krahun e djathtë sepse ka shumë çështje të hapura, pra me parimin e peshores- tani radhën e ka një i djathtë!

“Për shkak të një kohe të gjatë që e majta është në pushtet, ka më shumë çështje për të cilat është aktivizuar SPAK-u të lidhur me këtë mandat të tretë në pushtet, edhe falë aktivizimit të opozitës që ka privilegjuar dimensione denoncuese, çuarjen e padive vetë në SPAK. Kjo shpjegon atë, përse SPAK në atë malin e madh të punëve përpara,, ka zgjedhur figura të cilat lidhen më se shumti me të majtën. Mund të qëllojë fati I keq i Beqajt madje të jetë dy herë i akuzuar në çarkun e SPAK. Kjo që po ndodh me Beqajn është megjithatë tregues që edhe SPAK vetë nuk ka të njëjtën standard në përndjekje penale të krimeve. Mendoj që është një veprim më i ashpër më i fortë në rastin e kësaj çështjes së  abuzimeve në krye të agjencisë për menaxhimin e ndihmës së huaj, sesa ç’është në rastin e sterizilimin ku  mendohet se vlera e shpërdoruar e parasë publike është më e madhe shumëfish. SPAK duket se është më rigoroz në hetimin e dytë drejtuar nga vetë kreu i saj Dumani, ndërsa në çështjen e sterizilimit duket sikur është një hetues tjetër. Duket sikur ka dy standarde të ndryshme edhe vetë brenda SPAK dhe jo parim hierarkik”, tha ai. Ndërkohë shtoi: Beqja është i njëjti. Nëse Beqaj ka përdorur standarde të tilla aq të ulëta sa për ato të cilat akuzohet tani, atëherë ky standart është fajësues për të gjithë veprimtarinë e Beqajt.

Pyetje: A e ka humbur peshorja ekuilibrin ndërkohë që nuk ka fajtorë për “21 janarin” apo “Gërdecin”?

Mentor Nazarko: Kjo është një drejtësi e re që po funksionon krahas, apo bashkë me këtë shumicë që është në qeverisje për tre mandate. Ky është një model i ri. Modeli tjetër është ai që ka bashkëjetuar me PD në pushtet, ndaj PD po ankohet, përse nuk përndiqet ky apo ai.   S’ mund të them se cili model është më i mirë apo i keq, por mund të them që me këtë model të ri të funksionimit të drejtësisë së specializuar, kemi në fakt dhënie të sovranitetit, në punët e drejtësisë- të huajve, miqve tanë, perëndimorëve. Dhe SPAK në një mënyrë apo një tjetër është i drejtuar nga të huajt, kjo është arsyeja që ata nuk kujdesen për atë se kush preket më shumë apo më pak. Por nëse dikush do që ta konsiderojë parimin e peshores apo të ekuilibrit si një parim që duhet ndjekur, kjo që ndodhi me Beqajn duhet të shqetësojë krahun e djathtë sepse ka shumë çështje që janë hapur dhe mund të kemi, pse jo edhe veprime ndaj tyre tani Radha pra do vijë kah e djathta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!