Arrestimi i Gjuriç dhe heshtja e kryeministrit Haradinaj

schedule08:37 - 27 Mars, 2018

schedule 08:37 - 27 Mars, 2018

Pasditen e djeshme në veri të Mitrovicës nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Sjellja e tij në pranga në Prishtinë, solli reagime nga më të ndryshmet, si ndër politikanë vendorë, ata ndërkombëtarë, por edhe qytetarë.

Presidenti, Hashim Thaçi, kërkoi që të mbahet qetësia, ndërkaq kryeparlamentari Kadri Veseli, theksoi se Kosova është vend që ka kush i del zot.

Por kryeministri Ramush Haradinaj me gjithë zhvillimet e së hënës, ka zgjedhur të heshtë, njofton Klan Kosova.

Ka qenë një bashkpartiak i Haradinajt, që zgjodhi të thotë ca fjalë, duke hedhur dyshime në gjithë ngjarjen e arrestimit të Gjuriç.

“Mu duk sinjifikative një deklaratë e Pacollit, e thënë disa orë para arrestimit të Gjuriçit se ai nuk ka leje dhe nëse hyn në Kosovë, do të arrestohet. Ishalla është siç po kujtojnë shumica, por seç e kam një dyshim për gjithë këtë ngjarje”, shkroi Nitaj në Facebook.

Pas aksionit në veri, sjelljes në Prishtinë dhe përzurjen e Gjuriçit për në Serbi, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbajti një konferencë për media ku nuk kurseu fjalët e rënda.

Ai Policinë e Kosovës, e ka quajtur “Bandë Terroriste”, e cila do të përballet me drejtësinë e Serbisë.

Në gjithë ngjarjen, edhe Lista Serbe, deklaroi se do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës në Prishtinë – që do të nënkuptonte rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Nuk dihet nëse kjo është arsyeja se pse Haradinaj po heshtë./Klan Kosova/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!