Arrestimi i gazetarit amerikan, zyrtari rus: Nuk do të tolerojmë përpjekjet e SHBA-së për të na bërë presion

schedule09:31 - 12 Prill, 2023

schedule 09:31 - 12 Prill, 2023

Një zyrtar i lartë rus tha të mërkurën se përcaktimi amerikan i gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich si “i arrestuar gabimisht” nuk do të thotë asgjë për Rusinë dhe nuk do të ndryshonte qasjen e vendit ndaj çështjes së tij

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia aktualisht po konsideronte t’u jepte diplomatëve amerikanë qasje konsullore për Gershkovich, i cili deri më tani ka pasur vetëm kontakte minimale me ekipin e tij ligjor që nga arrestimi i tij dy javë më parë.

Por ai kritikoi përpjekjet e SHBA-së për të bërë presion ndaj Moskës mbi këtë çështje.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje për të na bërë presion dhe nuk ka rëndësi. Ne do të veprojmë në përputhje me nevojat tona të brendshme, normat dhe ligjet që zbatohen në këtë situatë, dhe asgjë më shumë”, citoi Ryabkov.

Biden foli me familjen e Gershkovich me telefon të martën dhe tha se Uashingtoni po bënte “gjithçka në fuqinë e tij” për të siguruar lirimin e Gershkovich.

Ai është gazetari i parë amerikan i burgosur në Rusi me akuza për spiunazh që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!