Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, e gjendur në çantën e saj, i përkisnin asaj.
Burime pranë policisë së Kukësit bëjnë të ditur Fjolla Morina, ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte harruar në çantë.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe të shtunën e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” ,– ka thënë këngëtarja.
Lexo edhe: FOTO/ Fjolla Morina arrestohet me dy pistoleta në Kukës
Ajo ka udhëtuar urgjentisht drejt Shqipërisë pas një telefonate nga Tirana për realizimin e një klipi të ri që do ta realizonte në Ulqin.
Nga nxitimi për të shkuar sa më shpejtë në Tiranë, ajo ka marrë çantën qe e ka gjetur me lehte në shtëpi pa e ditur se brenda ishte arma.
Mësohet se edhe ka udhëtuar me rroba shtëpie. Të tre personave u janë marrë gjurmët e gishtave me qëllim krahasimin me gjurmët e gishtave që do gjenden tek pistoleta.
Aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.
Pritet që ditën e hënë ose të martën, gjykata e Kukësit, të zhvillojë seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të ndaluarve.
/abcnews.al/