Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Erion Veliajt/ Brizida Gjikondi: Arrestimi i kryebashkiakut, dëm për karrierën politike

schedule18:38 - 10 Shkurt, 2025

schedule 18:38 - 10 Shkurt, 2025

Në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, komentoi arrestimin e Erion Veliaj. Gjatë intervistës, Gjikondi u shpreh se në rast se akuzat qëndrojnë, janë një dëm i madh edhe për Veliajn dhe PS. Gjithashtu shtoi se Aj se korrupsioni nuk duhet të normalizohet në shoqëri.

“Në rast se ato qëndrojnë janë një dëm i rëndë edhe për Erion Veliaj dhe PS. Ishin të gjitha llojet e korrupsionit dhe aktiv, pasiv, pastrim parash. Dhe kjo të bën të mendosh se shpesh gjërat nuk janë ato që duken. Kjo që i ka ndodhur Veliajt nuk është hera e parë, i ka ndodhur edhe atij në Romë. Mendoj që figura të spikatura politike kanë një dëmtim moral kur ka kështu procedimesh. Edhe akuzat që janë ngritur e kanë bërë dëmin moral dhe politik ndaj zotit Veliaj dhe PS. Dhe kjo duhet të bëjë të reflektojë edhe kryetarin e PS. Korrupsioni nuk është diçka normale dhe kjo duhet të jetë një pikë rinisje për PS për ata parë me një tjetër qasje marrëdhënien me shqiptarët. E kam parë që zoti Rama thotë që përgjegjësia është personale, por në politikë përgjegjësia nuk është më personale…Po të ishin në biznes do të përgjigjeshin personalisht. Qasja për të qenë i korruptuar me paratë e vendit tënd është shumë e shëmtuar”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!