Arrestimi i Elsa Lilës dhe të tjerëve në Romë, Fabian Zhilla: Shqiptarët e rritur në Evropë kulturë ndryshe kriminale

schedule14:20 - 18 Mars, 2022

schedule 14:20 - 18 Mars, 2022

Eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla i ftuar në studion e ABC Live ka komentuar shkatërrimin e grupit kriminal të strukturuar të trafikut të lëndëve narkotike në Romë, mes të cilëve në pranga ka rënë edhe këngëtarja Elsa Lila.

Zhilla në fjalën e tij ka deklaruarës harta e grupeve kriminale shqiptare ka një dinamikë serioze, duke u kthyer tashmë në pjesë e grupeve që janë në tregun parësor të trafikut të kokainës që marrin nga Amerika Latine.

Ndër të tjera për shqiptarët e arrestuar në Romë ai është shprehur se ato janë më shumë italio-shqiptarë, sesa shqiptaro-italian, pasi sipas tij tashmë ato janë të lindur e rritur atje dhe kanë marrë kulturën italiane në lidhje me këtë trafik.

Sipas tij shqiptarët e lindur në Evropë kanë një tjetër kulturë kriminale në ndryshim nga këto anëtarët e grupeve tona.

Harta e krimit të grupeve shqiptare ka një dinamikë serioze janë avancuar dhe janë pjesë e tregut parësor siç është ajo e kokainës, që e marrin në Amerikën Latine dhe e shpërndajne. Në rastin e Italisë është një tjetër histori pasi kemi më shumë shqiptarë që janë lindur atje dhe jo tipik që formësimin e tyre kriminal e kanë marrë në vendin tonë dhe po të shikojmë dhe grupin në romë do të shikojmë se është i përzier por nuk mund ta bëj paralele.

LEXO EDHE: Kush është “koka” e grupit të trafikantëve ku u arrestua Elsa Lila

Pjesa italiane ka nxjerr në pah një tjetër veçori të të shqiptarëve të rritur në Evropë që ndryshojnë nga këto tanët. Grupi që merret me drogat e forta një nga bizneset që merret për të pastruar paratë është ai i ndërtimit. Është një treg që nuk kërko shumë njerëz për ta kryer si aktivitet.

Kriptomonedhat janë fusha me risk ë lartë për pastrim parash dhe nuk e cilësoj vendin tonë si një pjesë e zhvilluar, duke menduar se lulëzimi i pastrimit të parave në vendin tonë është nga ndërtimi”, ka thënë ai.

Eksperti ndër të tjera është shprehur se shqiptarët që kanë punuar në shtëpi bari jashtë, tashmë kanë filluar që ta sjellin në vend një gjë të tillë, që duhet se kohët e fundit është përhapur ndjeshëm.

Shtëpitë e barit nuk kanë qenë fenomen shqiptar , pasi në vendin tonë kanabisi rritej në ambient të hapur, në vend që shqiptarët nga momenti që ishim eksportues nga lëvizja e tyre në Holandë dhe në Britani mësuan dhe rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llampa. Kemi një eksportim të dijes kriminale nga Evropa këtu’, është shprehur eksperti. /abcnews.al