Arrestimi i dy personave që spiunonin për Rusinë, Gjermania thërret ambasadorin rus për sqarime

schedule15:27 - 18 Prill, 2024

schedule 15:27 - 18 Prill, 2024

Ambasadori rus në Berlin është thirrur të enjten në ministrinë e Punëve të Jashtme për shkak të arrestimit të dy gjermano-rusëve për spiunazh në emër të Rusisë, shkruan gazeta Bild.

Sipas prokurorëve federalë, të dy burrat po fotografonin dhe po filmonin instalimet ushtarake gjermane dhe amerikane, linjat hekurudhore dhe infrastrukturën kryesore, me qëllim që të tentonin sabotimin me eksploziv për të prishur linjën e furnizimit me armë të ushtrisë ukrainase nga Gjermania.

Prokurori federal Jens Rommel akuzon dy të dyshuarit, të cilët janë monitoruar muajt e fundit nga shërbimet sekrete gjermane, Agjencia Federale Kundër Krimit, si dhe zyrtarë amerikanë, për një seri “operacionesh të paligjshme në emër të shtetit rus dhe kundër Ukrainës”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!