Arrestimi i Dakos, avokati: Këto janë dy kallëzimet e bëra ndaj tij, u vetëdorëzua

schedule21:52 - 6 Qershor, 2023

schedule 21:52 - 6 Qershor, 2023

Pasditen e sotme SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit ndër to edhe ish-kryetari, Vangjush Dako.

Së fundmi në një komunikim për mediat, avokati i tij, Petrit Ismaili është shprehur se dy kallëzimet  e bëra ndaj tij, janë një nga një grup banorësh të një pallati  të ndërtuar në Durrës, të cilët pretendojnë se ka pasur shkelje në kolaudimin e objektit dhe një kallëzim tjetër i bërë nga Ferdinan Xhaferri, ish kryetar i PD në degën Durrrës në prag të zgjedhjeve  në vitin 2021.

“Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati në Durrës, që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudimin e objekit dhe një kallëzim është në prag  të zgjedhjeve të vitit 2021, nga Ferdinand Xhaferri, në atë kohë kryetar i PD, dega Durrës” tha fillimisht avokati.

Më pas ai tha se Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

“Policia nuk ka shkuar në banesën e Dakos, ai ka qenë në Tiranë, në momentin që kemi parë në media që ekziston mundësia e një masë sigurimi të dhëna nga gjykata, kemi njoftuar autoritet përkatëse për të ekzekutuar vendimin. Ai është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dako ka qenë në kontakt me SPAK, ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Bëhet fjalë për dy vendime kolegjiale” shtoi ai.

Sa i takon abuzimet me tenderin, avokati tha se ende nuk është dijeni dhe nuk mund të japë deklarime. Dako sipas tij është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!