TIRANË- Analisti Arben Meçe, komentoi arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Ai tha se më këtë veprim SPAK po thyen mitin e të paprekurve dhe se drejtësia e re po funksionon.
Gjatë intervistës në “Special Report”, Meçe tha se nisja e epokës Dumani tregon një SPAK më efektiv.
“Arrestimi i Dakos përben një ngjarje. Fati i Dakos na hap një lojë tjetër. Këtu duhet të përqendrohemi tek SPAK. Tashmë po thyet miti i të paprekurve. Po thyhet miti që vitet kanë kaluar dhe ngjarjet janë harruar, ja që nuk qenkan harruar”, tha ai./abcnews.al