Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në konferencën që po mban për mediat, u pyet edhe për izolimin e Sali Berishës në shtëpi. Basha theksoi se nga ana personale ndjen keqardhje për atë që i ka ndodhur ndërsa nga ana tjetër, shton se PD duhet të ecë me domosdo përpara dhe të lërë pas të shkuarën.
“Kam dy reagime. Njëri në rrafshin personal dhe tjetri në atë politik. Në atë personal nuk më vjen mirë, keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për vite me radhë dhe padiskutim ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pas për t’i thënë ia kam thënë dhe besoj se e dini. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet për zgjedhjen që ka bërë.
Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve, që ka marrë personalisht që ka dhënë familjes, PD dhe vendit. Në rrafshin personal ka keqardhje. Nga ana tjetër, është e domosdoshme që PD të ecë përpara dhe të lërë të shkuarën pas. Jo të shkelë të shkuarën dhe as të mohojë.
Dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast, qëndrimi i PD është që drejtësia do të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdokush, duke filluar nga unë, duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë.”, tha Basha. /abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!