Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar mbi arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
Edhe pse iu shmang komentit të shtimit të rasteve nga deputetët socialistë përpara drejtësisë, ai u shpreh se mazhoranca që kemi sot ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat “dhe duhet ta lëmë reformën në drejtësi të bëj punën e saj edhe në rastin e Bllakos”, tha Ulsi Manja.
Manja komentoi edhe çështjen për sa i përket kadastrave të vendit. Sipas tij ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe kadastrave në vend dhe përgjegjësit kanë marr dënimin e merituar.
Hetimi sipas tij vijon dhe do të ketë rezultate të tjera shumë shpejtë.
Ka pasur hetim edhe për sa i përket kadastrës së Vlorës, hetim ky i cili ka nisur nga punonjësi më i thjesht deri në strukturat më të larta pa pasur përjashtime teksa rezultatet do të shprehen shumë shpejt.
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ishte prezentë këtë të premte në bashkinë e Vlorës ku prezantoi ndihmën ligjore falas për personat në nevojë./abcnews.al/