Ish zyrtarja Alda Klosi, e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, akuzohet për tre vepra penale: për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e mijëra eurove në banesën e ish zyrtares ka dëshmuar në polici se ka qenë një inskenim në bashkëpunim me ish zyrtaren pasi kjo e fundit donte që të bënte fajtor burrin e saj me të cilin kishte pasur probleme kohët e fundit. /abcnews.al