Arrestimi i 20 personave në Elbasan/ Kush është i riu, anëtar i këshillit bashkiak që shiste drogë në shkolla

schedule17:26 - 22 Janar, 2024

schedule 17:26 - 22 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga faza e tretë e Megaoperacionit “Tempulli” në Elbasan, ku janë arrestuar 20 persona.

Mësohet se mes tyre ka rënë në prangat e policisë, edhe shtetasi Franko Hakilja, i cili është dhe anëtar i këshillit bashkiak në Elbasan, pasi vjen nga radhët e LSI pjesë e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Hakilja bashkë me disa të rinj të tjerë shisnin drogë pranë shkollave në qarkun e Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!