‘’Bufi’ do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë”
Dhe nga fishkëllima virtuale e Ramës, nuk kaluan as dy orë dhe erdhi përgjigja e Sali Berishës.
Për herë të parë, kreu demokrat nuk përdori gjuhën e drunjtë ndaj SPAK. Hoqi foljen shkrij dhe la të kuptohet qartë se ai kërkon largimin e fokusit të saj, nga politika. Dhe këtu Berisha bëri një hap më afër qëndrimeve të shumicës, të shprehura qartë nga kryeministri Rama, ndonëse ky i fundit fokusin e vendos tek të drejtat e njeriut. Por në thelb, të dy bien dakort: në reformën në drejtësi, nevojiten ndryshime.
Ka një problematik SPAK, për respektin e të drejtave të tjetrit.
Dhe këtu Edi Rama do të zbatojë skemën e tij unike. Një përballje e akuzave nga SPAK, me mbrojtjen publike të palës nën akuzë. Duke i ofruar hapësirë në tribunat e tij politike. Pas Klotilda Bushkës, të enjten do jetë radha e rektorit të Universitetit Bujqësor, pas valës së arrestimeve të sotme të SPAK.
“Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.”, ka shkruar Rama.
/ abcnews.al