Arrestimet në Gjirokastër/ Zbardhet skema e vjedhjes së energjisë elektrike, si funksiononte rrjeti i punonjësve të OSHEE

schedule14:23 - 19 Mars, 2025

schedule 14:23 - 19 Mars, 2025

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka reaguar zyrtarisht për aksionin e kësaj të mërkure ku Gjykata ka caktuar 16 masa sigurie për punonjës dhe ish-punonjës të OSHEE-së.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike me “bekimin” e tyre.

Sakaq, katër persona janë lënë me masën e sigurisë arrest në burg, 6 punonjës dhe ish-punonjës të OShEE me arrest shtëpie dhe 6 të tjerë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

 Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”: 
– Roland Skëndo
– Seit Rondo
– Taulant Beqiri
– Xhemal Bistri
– Sazan Braja
– Ermal Xhavara

Masa e sigurisë “Arrest në burg”:
– Sotir Kaci
– Reiz Gjoleka
– Rasho Bizhga
– Ignadjo Basha

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e një 32-vjeçari të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Konkretisht, krahas “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim apo akuzohen edhe për “Vjedhjen e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!