Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve në doganën e Kakavijës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Balla thekson se Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik.
“Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët. Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik. Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa.”, theksoi ai.
/abcnews.al/