Arrestimet e zyrtarëve në Bashkinë Sarandë për tjetërsimin e pronave, del fotoja e drejtorit të Urbanistikës

schedule15:26 - 1 Qershor, 2022

schedule 15:26 - 1 Qershor, 2022

Ky është Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, i arrestuar këtë të mërkurë.

Siç ka raportuar më herët Abc në pranga është vënë edhe Rovena Alikaj juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.

Mësohet se policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga Prokuroria e Sarandës. Zyrtarët bashkiakë akuzohen se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, prokuroria ka shpallur në kërkim edhe dy biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega. Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!