Arrestimet e protestuesve, reagon Basha

schedule14:53 - 1 Prill, 2018

schedule 14:53 - 1 Prill, 2018

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryeopozitari Lulzim Basha dënoi arrestimet e kryera gjatë natës të personave pjesëmarrës në protestën në Rrugën e Kombit.

“Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës. Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre”, thuhej në reagimin e Bashës.

Sipas tij, tarifa e rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim, grabitjen e qytetarëve për të pasuruar Edi Ramën.

“Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen”, vijonte Basha./abcnews.al