Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestime te Bashkia Tiranë/ Prokuroria ngre akuzë për dy ish-drejtorët e emergjencave

schedule22:01 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 22:01 - 9 Dhjetor, 2025

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë lëshoi masat e sigurisë ndaj tetë personave mes të cilëve pesë punonjës e zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Mes të akuzuarve janë edhe dy drejtoret e emergjencave civile në bashki ne periudha te ndryshme Aurel Çuko, dhe Aurel Boriçi, për të cilët u vendos masa arrest shtëpie, si dhe Eleana Guçe, Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore.

Hetimi ka nisur nga denoncimi i një qytetari për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar. Në Janar 2021 bashkia Tiranë ka shembur 6 objekte, përfshirë edhe pallatin nr.140. Në mars 2021, Këshillit Bashkiak miratoi fondin për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

Prokuroria tha se Aleksandra Mahmutllari si përfaqësuese e dy subjekteve dhe mbikqyrës i punimeve që fitoi tenderin, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive. Sipas akuzës, dokumenti u hartua nga Shyqyri Maloku  në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka ka paraqitur të dhëna të rreme.

Prokuroria tha se Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.

Gjatë hetimit, prokuroria tha se Fatmir Firi në cilësinë e administratorit të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementete veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Akti i ekspertimit grafik, provoi se Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Aurel Boriçi, Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, Eleana Guçe, Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, kanë konsumuar veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!