Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme, ka lëshuar dy masa sigurie për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
“Arrest në shtëpi” është caktuar për avokatin Bardhi Koçi ndërsa masë sigurie “Detyrim për tu paraqitur” është caktuar për një grua, e cila ishte në konflikt me ligjin kur është kryer vepra penale.
Sipas SPAK, Bardhi Koçi, në kohën kur është kryer vrpra penale ka qënë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, dhe I ka kërkuar një shtetaseje, 4 mijë euro, duke I premtuar se do ta ndihmonte duke ndërhyrë tek një gjykatë, pasi ajo akuzohej nga Prkuroria e Tiranës, për “Falsifikiim dokumentesh”.
Si paradhënie, avokati Bardhi Koçi ka marrë një shumë prej 1 mijë eurosh, ndërsa 3 mijë të tjera do t’I jepeshin në përfundim të çështjes në Gjykatën e Tiranës.
Gjithashtu gjatë këtij hetimi, me qëllim kërkimin e provave janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.
/ abcnews.al

