Gjykata e krimeve të rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Selman Aliaj, 28 vjeçarin që vrau të atin Fejzi Aliaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në banesën e tyre në Shkozë, në periferi të Tiranës, ku banonte familja e ardhur nga Kukësi. Në sallën e gjyqit prokurori tha sot se krimi është kryer gjatë një konflikti që ka lindur në çast mes babait dhe të birit, pasi 28 vjeçari ishte bërë xheloz për të atin, pas një deklaratë për nusen e tij. Sipas rrëfimeve të vetë autorit të krimit gjatë marrjes në pyetje, prokurori tha se Selman Aliaj e kishte marrë trupin e të atit në makinë dhe e kishte hedhur në liqenin e Farkës, për të humbur gjurmët e krimit. Përveç caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” trupa gjykuese pranoi edhe kërkesën e prokurorisë për kryerje të ekspertizës së gjendjes mendore të 28 vjeçarit Selman Aliaj./abcnews.al
Arrest me burg për Selman Aliajn, vrau të atin në Shkozë
schedule14:07 - 26 Dhjetor, 2017
schedule 14:07 - 26 Dhjetor, 2017