Arrest me burg për policin që dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj

schedule11:20 - 25 Gusht, 2022

schedule 11:20 - 25 Gusht, 2022

Jeton Lami, polici që dyshohet se ka ndihmuar të transportohej i shumëkërkuari Ervis Martinaj është lënë sot në burg nga Gjykata.

Gjykata e Kurbinit ka caktuar për policin 28-vjeçar masën arrest me burg për shpërdorim detyre.

28-vjeçarin Jeton Lami,i cili u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet se ka transportuar Ervis Martinajn gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Lami banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para hetuesve, ditën e sotme ai u mor  në pyetje nga gjyqtari Aurel Arapi.

Kujtojmë se më datë 11 gusht 2022  familja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.

Burime për ABC nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, bënë të ditur se ishte nëna e Martinajt ajo që ka kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk kishte asnjë kontakt me djalin e saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Ajo ka rrëfyer se nuk e di ku ndodhet djali i saj dhe po ashtu informacion për të nuk kanë as të afërmit e tjerë të cilët ruanin kontakte me të shumëkërkuarin.

Xhaxhai i 40-vjeçarit, Faik Martinaj depozitoi një kallëzim për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë në komisariatin e Laçit.

Sipas asaj që mëson Abc, një shok i Ervis Martinajt  ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të. Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë “kini kujdes se do ketë kontrolle”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!