Arrest me burg për Eduart Xhezon, akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt

schedule09:42 - 2 Nëntor, 2019

schedule 09:42 - 2 Nëntor, 2019

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Eduart Xhezon. 34 vjeçari akuzohet për ngjarjen e datës 4 gusht në zonën e plazhit të vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagos djali i tij Ergert Beqiraj dhe Nesim Hodaj, pas konfliktit për një xhiro me kalë.

Gjatë seancës Xhezo ka deklaruar vetëm gjeneralitetet e tij para trupit gjykues, ndërsa prokurori Hyrjet Lamaj ka kërkuar arrest në burg.

Xhezo u arrestua pak ditë më parë në Durrës, ndërsa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe me kartë identiteti false.

Ai akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese”dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!