Arrest me burg për 3 spiunët e dyshuar që sulmuan rojet në Uzinën e Armëve në Gramshit

schedule13:43 - 24 Gusht, 2022

schedule 13:43 - 24 Gusht, 2022

Gjykatat e shkallës së Parë në Elbasan caktoi sot masën arrest me burg për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh pasditen e së shtunës, 20 gusht.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt.

Avokatët e dy rusëve dhe e ukrainasit kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.

Sipas Gjykatës arrestimi i tre  shtetasve të huaj është i ligjshëm.

2 rusët dhe ukrainasi  Mikhail Zorin akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së shtunës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.

Gjyqtarja e rastit, Pajtime Fetau, tha se pas shqyrtimit të provave të sjella nga prokuroria, u gjykua se dyshimet e akuzës janë të bazuara.

Seanca e gjykimit të këtyre tre shtetasve të huaj u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekrete shtetërore në hetim.

Të arrestuarit, në dëshmitë e tyre kanë thënë se janë fotografë dhe se kanë blog ku postojnë kryesisht foto dhe video të ish-bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografojnë kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe që nuk përdoreshin më nga shteti. Gjithashtu, ata kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunele të nëndheshme, si dhe vende të uzinës e territore të braktisura.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!