ABC News zbulon foton e mjetit Audi që priti të burgosurin Ndoci. Ky është mjeti Audi A8 që priti të burgosurin Altin Ndoci pas finalizimit me sukses të planit të tij për t’i shpëtuar hekurave të institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.
Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve thotë se po punohet për kapjen e të arratisurit.




