Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arratisja e Ndocit, 8 të arrestuar/ Në pranga zyrtarë, policë dhe mjekë të burgut të Durrësit

schedule09:54 - 14 Janar, 2026

schedule 09:54 - 14 Janar, 2026

Task Forca e Prokurorisë së Durrësit ka arrestuar 8 persona, të cilët dyshohet të kenë lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, paraditen e djeshme, 13 janar. Të arrestuar janë zyrtarë, policë dhe mjekë të burgut të Durrësit.

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!