Arratisja si në filma e ish-deputetes kolumbiane

schedule16:48 - 5 Tetor, 2019

schedule 16:48 - 5 Tetor, 2019

Janë publikuar pamjet e arratisjes spektakolare nga burgu të ish-deputetes kolumbiane, e dënuar me 15 vjet burg për blerje votash. Ajo është arratisur nga dentisti duke përdorur një litar për të dalë nga dritarja e klinikës. Ndërkohë policia ka arrestuar vajzën e saj, e cila pretendon se nuk ishte në dijeni të planit të nënës së saj, dhe pse atë ditë e kishte shoqëruar.

Ish-deputetja kolumbiane Aida Merlano, e cila vuante dënimin me 15 vjet burg për blerje votash, është vendosur në qendër  të vëmendjes, pas arratisjes si në filma, duke u hedhur nga dritarja e ndihmuar nga një litar.

Ajo ndodhej në një klinikë dentare në Bogota ku kishte shkuar për një kontroll. Merlano u shoqërua nga dy agjentë policie deri në derën e klinikës, dhe sapo ka hyrë brenda ka marrë një litar dhe e ka lidhur me një mobilie.

Në atë pikë, ish-deputetja ka dalë nga dritarja në kat të tretë duke zbritur në kat të parë ku e priste një person me motoçikletë që i lehtësoi arratisjen e suksesshme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!