Arratisja e Daut Laze nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre punonjës për shpërdorim detyre

schedule08:50 - 5 Shkurt, 2025

schedule 08:50 - 5 Shkurt, 2025

Pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhe, janë arrestuar tre punonjës të këtij institucioni.

Sipas burimeve në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, në pranga kanë përfunduar Gjin Ndoka, punonjës në shërbim në kupolë. Tonin Nikolli punonjës në sektor( me detyrë grup sigurie dhe Zhaneta Mella( operatore kamerash). Ndërkohe ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit te detyrës, pasi në momentin e arratisjes se Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuar me ligj.

Pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mije euro të vënë ne dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!