Arratiset nga Rusia një ish komandant i organizatës Wagner, kërkon azil në Norvegji

schedule18:51 - 18 Janar, 2023

schedule 18:51 - 18 Janar, 2023

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luftoi në Ukrainë, tha se ka arritur në Norvegji dhe se po kërkon azil pasi jeta e tij ishte në rrezik sepse kishte qënë dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të dërguar në vijën e frontit.

Andrei Medvedev thotë në një video të postuar nga grupi i të drejtave “Gulagu.net” se kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në Norvegji përpara se të ndalohej nga policia norvegjeze.

Andrei Medvedev thotë se u punësua nga grupi mercenar Wagner më 6 korrik të vitit 2022 me një kontratë katërmujore. Ai kishte qënë jetim përpara se t’i bashkohej ushtrisë ruse dhe kishte bërë burg përpara se të punësohej nga Grupi Wagner.

Medvedev thotë se u arratis pasi kishte qënë dëshmitar i vrasjes së dezertorëve nga ushtria ruse të kapur nga grupi mercenar.
“Më 6 korrik 2022 nënshkrova një kontratë me këtë kompani (Wagner PMC) dhe u nisa për në Ukrainë. U bëra komandant i skuadrës së parë. Në gusht filluan të sillnin të burgosur nga burgje të ndryshme të Rusisë për të shërbyer në ushtri. Pas ardhjes së të burgosurve, Wagner nuk na kosnideronte më si qënie njerëzore”, thotë ish-mercenari Medvedev gjatë një bisede me Vladimir Osechkin, themelues i grupit të të drejtave “Gulagu.net”. Ish-komandanti kërkoi ndihmën e këtij grupi që të largohej nga Rusia pasi i rrezikohej jeta.

Ai thotë se kaloi kufirin me tela me gjemba dhe u shpëtoi të shtënave të patrullës ruse me qen kufiri ndërsa vraponte nëpër pyll drejt Norvegjisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!