Aromë “puçi” te Partizani, Colella në stadium para emërimit

schedule14:42 - 13 Gusht, 2022

schedule 14:42 - 13 Gusht, 2022

Partizani, më pas se dy javë para nisjes së sezonit të ri vendosi të largonte trajnerin Dritan Mehmeti dhe në vend të tij emëroi italianin Giovani Colella.

Një lëvizje e habitshme, që erdhi pas një miqësoreje të humbur kundër Bylisit me rezultatin 0-3.

Të gjithë ia kanë lënë asaj humbjeje shkarkimin, por ndoshta vendimi ishte marrë më parë dhe kjo ide është krijuar tani prej një detaji interesant.

Supersport shkruan se në ndeshjen kundër Bylisit në tribunë ka qenë edhe Colella, çka shton dyshimet se vendimi për Mehmetin ishte marrë më parë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!