Disa muaj më parë, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp deklaroi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit, në krye të, “Të Kuqve” dhe menjëherë bordi i këtyre të fundit iu fut punës, për të gjetur një emër, i cili do të vazhdonte të mbante skuadrën, mes më të mirave të botës, me teknikun gjerman, që riktheu në këtë rank “gjigantët” e Anglisë, me ardhjen e tij.
I preferuari i bordi ishte tekniku i Sporting Lisbon, Ruben Amorim, mirëpo, “luzitani”, i cili ka fituar me “gjigantët” e Liga NOS, 1 herë kampionatit, 2 herë Kupën e Portugalisë dhe një herë Superkupën, teksa këtë sezon është shumë pranë titullit të dytë kampion, i refuzoi “Të Kuqtë”, duke bërë këta të fundit, të kërkonin për një emër tjetër.
Drejtuesit anglezë po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një tjetër alternativë dhe së fundmi, flitet për Arne Slot të Feyenoord, me “tulipanin” 45-vjeçar, i cili aktualisht konsiderohet si një nga trajnerët më me perspektivë në Holandë duke i dhuruar Feyenoord vitin e kaluar titullin kampion ndërsa këtë sezon, Kupën e Holandës, pa llogaritur këtu finalen e Conference League, çerekfinalen e Europa League sezonin e shkuar, si dhe rikthimin në grupet e Champions League, këtë sezon, ku dhuruan spektakël me performancat e tyre.
Mirëpo, legjenda e “Të Kuqve”, Jamie Carragher në një prononcim të fundit në media është shprehur kundër këtij vendimi të ish-klubit të tij, ndërsa theksoi se do të preferonte Thomas Tuchel përpara Slot për të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Jurgen Klopp, teksa shtoi se do të preferonte një trajner që është mësuar të fitojë, pavarësisht se mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar sesa ditë që nuk ka përvojën e duhur.
“Unë do t’i kisha kushtuar më shumë vëmendje një trajneri si Thomas Tuchel, i cili u përball dhe ka mundur Pep Guardiola-n në një test vendimtar, pra në finalen e Champions League në krye të Chelsea. Tuchel pasoi Klopp në Mainz dhe Borussia Dortmund dhe bëri mirë. Te Bayern Munich ai nuk ka ecur shumë mirë këtë sezon, por ju duhet vetëm të shikoni trajneri si Carlo Ancelotti dhe Unai Emery për të kuptuar se si trajnerët më të mirë në botë gjithmonë kalojnë pengesa të tilla.
Nëse një tjetër klub anglez do të nënshkruante me Tuchel, unë besoj se ai do të përmirësohej ndjeshëm, por ndjenja ime është se Liverpool nuk dëshiron një trajner me reputacion për të debatuar dhe shkaktuar probleme.
Unë do të preferoja një trajner që është mësuar të fitojë dhe që mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar sesa një trajner që mund të jetë i lehtë për t’u menaxhuar, por ende ka gjithçka për të provuar. Shqetësimi im kryesor është ky: a do të shkojë Slot në Angli gati për t’u përballur me një trajner si Guardiola në Premier League dhe Champions League?”,- deklaroi Carragher. /i.m /abcnews.al