“Armiqësia tregtare rrezikon bashkëpunimin ushtarak”, Spanja paralajmëron SHBA-në

schedule08:25 - 8 Shkurt, 2020

schedule 08:25 - 8 Shkurt, 2020

Gazeta sapnjolle “El Pais” në lajmin e saj të bazuar mbi burimet e qeverisë, theksoi se ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya dhe ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, gjatë takimit të kryer të enjten me ambasadorin amerikan në Madrid, Duke Buchan, kanë sjellë në rendin e ditës tarifat e reja doganore dhe presionet tregtare të SHBA-së që kërcënojnë kompanitë spanjolle.

Theksohet se Laya dhe Robles i kanë përcjellë ambasadorit amerikan mesazhin se “armiqësia tregtare rrezikon bashkëpunimin ushtarak” dhe kanë kërkuar nga qeveria e presidentit Donald Trump që t’i “japë fund armiqësive tregtare”.

Ndër të tjera mësohet se është ndarë edhe informacioni se ministrja Laya sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.