Armina Mevlani partnerja e djalit të Sali Berishës ka reaguar sërish për protestën në PD dhe përjashtimin e ish-kryeministrit nga partia që themeloi vetë. Blogerja e njohur e ka konsideruar një akt të shëmtuar dhe anormal përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike. Armina tha se mendimin e dha pa u ndikuar nga fakti që është partnerja e Shkëlzen Berishës, por e cilëson si anormale që të mbyllen dyert e PD për ish kryeministrin.
“Nuk ngatërrohem në politikë se nuk përkas. Jam rritur në familje artistësh, kjo nuk do të thotë se nuk kam një mendim. Pavarësisht se jam pjesë e familjes Berisha, gjykoj si e jashtme, jo si e diktuar se jam pjesë e familjes. Kam debatuar dhe për gjëra që nuk më kanë pëlqyer në një grup me miq, kam debatuar mendimin tim komplet e pandikuar. Për sa kohë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam pse të përfshihem.
Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet më duket anormale sepse janë shumë njerëz, më kthyen përgjigje se çfarë ka bërë gabim. Gabimet janë pjesë e politikës por për sa kohë që ke derdhur djersë, gjërat nuk bëhen në këtë formë nga një lider që 3 herë radhazi ka humbur. Ai thotë jam në krye të PD, por me kë njerëz, me kë mbështetës?”, tha Armina në emisionin “Goca dhe Gra”.