Armina Mevlani dhe Shkëlqen Berisha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Ata janë munduar që ta mbajnë marrëdhënien e tyre disa vjeçare larg vëmendjes së mediave. Edhe pse është përfolur për një dasmë, ende ata nuk kanë lidhur kurorë.
Para disa kohësh në një intervistë televizive, ajo tha: “Dasma që kam tre vite që them, e po nuk e bëra e këtë vit nuk do ta bëj fare”. Megjithatë, ndërsa ende nuk duhet asgjë për planet e dasmës, blogerja e njohur ka zbuluar se si e dëshiron fustanin e bardhë.
Ndërsa një ndjekëse e ka pyetur se cilin fustan nusërie do të zgjidhte, atë të dukeshës Meghan Markle apo të Kate Middleton, ajo ka zgjedhur këtë të fundit. “Unë kështu e kam ëndërruar gjithmonë fustanin e nusërisë pasi jam inspiruar nga Grace Kelly që në moshë të vogël. Dhe ky ngjan me të”, ka shkruar ajo.