Armina Mevlani martohet në fundjavë, ky është kushti që iu ka vendosur dasmorëve

schedule20:37 - 22 Shtator, 2022

schedule 20:37 - 22 Shtator, 2022

Armina Mevlani do të kurorëzojë dashurinë disa vjeçare me Shkëlzen Berishën këtë fundjavë. Blogerja është shprehur se kanë zgjedhur muajin shtator pasi vjeshta është një stinë që iu pëlqen të dyve. Megjithatë, blogerja është treguar hermetike duke mos zbuluar shumë detaje sa i përket ceremonisë.

Mirëpo, dje në”Goca & Gra”, ishte Dalina Buzi ajo e cila zbuloi një kusht që blogerja iu ka vendosur të ftuarve. Teksa po flisnin për paratë që do të hidhnin në dasmë, Dalina tha: “Zarfin do ta bëj të madh, do e lë aty në mes. Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”.

Zbulohet detajet nga dasma madhështore e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës në Itali - Gossip

/abcnews.al