Më 6 qershor, blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka festuar 30-vjetorin e lindjes. Ajo ka organizuar një super festë, ku ka ftuar miqtë më specialë në një festë “Under the sea” (nëndet).
Armina është veshur si një sirenë dhe nuk ka nguruar të ndajë në rrjetet sociale, pamje nga festa e paharrueshme e 30-vjetorit.
Mirëpo, ajo që u vu re ishte mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.
Gjithashtu ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here mungoi dedikimi i tij për publikisht për Arminën në rrjetet sociale, gjë që ka ngritur dyshimet për një krisje në marrëdhënien e çiftit.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse mes çiftit ka krisje, apo Shkëzeni ka vendosur që ta urojë privatisht këtë herë./abcnews.al