“Armikut mos ia pafsha”, Bujar Qamili: Kam qëndruar në koma, mjekët detyroheshin të më lidhnin

schedule20:08 - 4 Qershor, 2021

schedule 20:08 - 4 Qershor, 2021

Artisti i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, ka rrëfyer eksperiencën me COVID-19 pak muaj më parë. I ftuar në “Rudina”, Qamili është shprehur se ka kaluar në gjendje kome për disa ditë.

Më tej, Tv Klan shkruan se këngëtari tregoi se në intubim ishte aq agresiv, sa madje janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit. Ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vaksinuar në Itali.

Rudina Magjistari: Edhe njëherë pak për Covid-in, të shikoj që je mirë, ka kaluar gjithçka, e ke hedhur pas shpine, më trego edhe njëherë sepse është hera e parë që takohemi ballë për ballë pas asaj historie.

Bujar Qamili: Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë.

Rudina Magjistari: Edhe kjo është si një jetë e dytë apo jo? E vlerëson si të tillë, si një shans të dytë?

Bujar Qamili: Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!