Presidenti Francez, Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me luftën në Ukrainë dhe marrëveshjen e paqes.
Ai tha se propozimi për armëpushimin është një propozim amerikan dhe duhet të respektohet, por përgjigja e Putinin nuk ka qenë pozitive.
“Dua të them si fillim mbështetjen për popullin e Ukrainës dhe dua të them për drejtuesit se nuk kemi qenë kurrë naiv. Propozimet e armëpushimit, që e kujtoj kanë qenë iniciativë amerikane nuk janë respektuar. Lufta masive ka qenë që nga 2022.
Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Dhe për këtë kemi bërë një punë shumë intensive. Dhe më pas u miratua edhe nga presidenti i Ukrainës. Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Të shtunën që shkoi në Kiev, ishim me kryeministrin Starmer me Zelenskyn dhe kemi thirru Trump për t’i thënë se jemi bashkë për armëpushimin. Propozimi i Putin ishte “takohemi në Stamboll”. Të dielën dha pëlqimin Zelensky, çfarë kemi sot asgjë? Mendoj që Trump do të reagojë sepse propozimi për armëpushim janë propozime amerikane dhe duhet të respektohen, ne do të reagojmë që paqja të vijë”, tha ai.
Ndërkohë në konferencën e përbashkët, presidenti francez Emmanule Macron, falënderoi gjithashtu kryeministrin Rama për mikpritjen, ndërsa edhe e uroi për rizgjedhjen dhe fitoren në zgjedhjet parlamentare në 11 maj.
“Vjeshta e 2024 kishte 110 vjet pa vizita presidenti. Dua të ju falënderoj për rizgjedhjen tuaj dhe besimin që morët sepse është ky mandat që do na lejojë me këto agjenda shumë serioze. Ju falënderoj për pritjen tuaj dhe vazhdimin që do të bëjmë se bashku. Ne kemi vendosur për një politikë inovacioni dhe jam i lumtur që pashë marrëveshjen e mbështetur nga Franca që është shumë e rëndësishme”, tha mes të tjerash ai.