Drejtori i CIA-s, Bill Burns, ndodhet në Europë për bisedime për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalonte luftën në Gaza, sipas një zyrtari amerikan.
“Drejtori po udhëton në Europë në ditët në vijim në një përpjekje për të ringjallur bisedimet,” tha zyrtari amerikan.
“Ai ka biseduar shpesh me egjiptianët, katarasit dhe izraelitët. Edhe Egjipti edhe Katari janë shumë të angazhuar, ashtu si edhe izraelitët”.
Burns ka vepruar si një bashkëbisedues kyç për SHBA-në në bisedimet midis Izraelit, Hamasit, Egjiptit dhe Katarit, dhe ai është dërguar gjatë raundeve të mëparshme të bisedimeve.
Një zyrtar i Katarit tha për CNN se kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani gjithashtu do të marrë pjesë.
Kryeministri është aktualisht në Paris, tha zyrtari.
Asnjë zyrtar nuk do të konfirmonte pjesëmarrësit e tjerë. Në të kaluarën atyre u janë bashkuar në Paris drejtori izraelit i Mossad-it David Barnea dhe kreu i inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel.
Bisedimet u ndërprenë tre javë më parë pasi Burns vizitoi rajonin duke u përpjekur të mbyllte boshllëqet e mbetura midis Izraelit dhe Hamasit.
/abcnews.al