Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, familjarët me lot në sy presin lirimin e pengjeve

schedule10:32 - 24 Nëntor, 2023

schedule 10:32 - 24 Nëntor, 2023

Familjet dhe të afërmit e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës po presin me padurim lirimin e të dashurve të tyre. Duke mbajtur fotografitë e personave që u morën me dhunë nga grupi militant, qindra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Tel Avivit.

Ata shprehën gëzimin e tyre për lirimin e pengjeve mirëpo edhe frikën se të afërmit e tyre nuk do të jenë në mesin e 50 personave që do të lirohen  nga 240 që Hamasi po mban me forcë.

“Emocionet janë të përziera. Nga njëra anë, ne jemi shumë të lumtur për çdo peng që do të lirohet dhe do të vijë në familjen e tij. Dhe nga ana tjetër, kam frikë se vëllai im, i cili është vetëm 22 vjeç nuk do të jetë në mesin e tyre.

Unë ende kam frikë për jetën e tij pasi nuk dimë asgjë për të, për gjendjen e tij. Pritja është një makth ne vetvete. Por unë shpresoj se marrëveshja për lirimin e pengjeve do të jetë fillimi i një marrëveshje më të gjere”, tha një prej tyre.

Në një mënyrë shumë ndryshe, miqtë e çiftit që u morë pengë nga militantët gjatë festivalit me 7 tetor. Ata kanë vendosur foton e tyre nën ujë, pasi 26 vjeçarja që po mbahet penge nga hamas ishte një adhuruese e zhytjes.

“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka. Fillimisht ishim vetëm 10 shokë, por vetëm brenda pak orësh, u bene 400-500 veta që thjesht donin të na ndihmonin te kthenim Noan në shtëpi. Vetë familja nuk është në gjendje të bëjë shumë gjëra. Noa është fëmija e vetme. Nuk ka njeri që të bëjë përpjekje për lirimin e saj,”  tha një shok i Argamanit.

Babai i Argamanit, Yaakov Argamani, tha se ndihma e shoqes së vajzës së tij është e paçmueshme. “Unë nuk do të mund ta përballoja gjithë këtë situatë pamiqtë e saj,” deklaroi ai mes lotësh.

Noa Argamani dhe i dashuri i saj, Avinatan Or, tashmë janë në paraburgim për më shumë se 45 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!