Armëpushimi Izrael-Hamas, katër cisterna me karburant hyjnë në Gazën jugore

schedule09:38 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:38 - 24 Nëntor, 2023

Ushtria izraelite deklaroi se katër cisterna me karburant dhe katër cisterna me gaz janë transferuar nga Egjipti tek organizatat e ndihmës së OKB-së nëpërmjet kalimit Rafah në Gazën jugore.

Përmes një postimi në platformën X, ushtria shtoi se dorëzimi i karburantit u miratua nga qeveria izraelite si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi mëngjesin e së premtes, shkruan Al Jazeera.

Pritet tqë nga vendkalimi Rafah, të hyjnë rreth 200 kamionë me ndihma humanitare.