Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armëpushimi, Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka pasur bisedime, u tërhoq nga kërcënimet tona

schedule13:38 - 23 Mars, 2026

schedule 13:38 - 23 Mars, 2026

Irani ka përgënjeshtruar presidentin amerikan, Donald Trump i cili tha se do të ketë armëpushim 5 ditor, pas bisedimeve konstruktive.

Sipas Republikës Islamike, Trump është tërhequr nga sulmi ndaj termocentraleve në vend, pas një “paralajmërimi të prerë” nga Teherani.

Komentet u bënë gjithashtu nga ambasada iraniane në Kabul, e cila postoi në mediat sociale duke thënë se Trump u tërhoq pas kërcënimeve të Iranit për të “shënjestruar infrastrukturën energjetike të të gjithë rajonit”.



Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim, pohoi gjithashtu se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, as përmes ndërmjetësve.

Më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaroi se gjatë dy ditëve të fundit, SHBA dhe Irani patën bisedime produktive, për të gjetur një zgjidhje për situatën në Lindjen e Mesme.

Trump theksoi se gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë sulme ushtarake, kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!