Një marrëveshje për armëpushim në Gaza nuk është ende gati.
Kështu ka thënë këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, edhe pse Shtëpia e Bardhë po punon për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.
Sullivan tha se do të ketë bisedime dhe konsultime të mëtejshme dhe shpresa është se një marrëveshje do të arrihet.
Komentet e Sullivan erdhën një ditë pasi Izraeli goditi objektivat e Hezbollahut në Liban, disa ditë pas një armëpushimi të brishtë në konfliktin me grupin e mbështetur nga Irani.
Sullivan përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollah dhe tha se SHBA po punon që ajo ta arrihet në mënyrë efektive.
Në një referencë të dukshme ndaj sulmeve izraelite, Sullivan tha se të dyja palët kanë të drejtën, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të ndërmarrin veprime në vetëmbrojtje nëse përballen me kërcënime të afërta.
Hamasi mori 251 pengje gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, dhe 97 mbahen ende në Gaza, duke përfshirë 34 të cilët janë konfirmuar të vdekur.
Pjesa më e madhe e Gazës është kthyer në gërmadha, dhe popullsia e saj është e varur nga ndihma humanitare.
Ndërkohë së fundmi, Organizata e Kombeve të Bashkuara tha dërgimin e ndihmave përmes pikës kyçe të kalimit Kerem Shalom për shkak të shqetësimeve të sigurisë./abcnews.al