Armëpushimi duket larg, Izraeli dhe Gaza vijojnë sulmet me raketa

schedule08:38 - 19 Maj, 2021

schedule 08:38 - 19 Maj, 2021

Avionët luftarakë izraelitë kanë vijuar të godasin Rripin e Gazës edhe në orët e para të së mërkurës, duke rrafshuar ndërtesa banimi dhe duke vrarë të paktën katër palestinezë, përfshirë një gazetar.

Nga ana tjetër, grupet palestineze lëshuan raketa të tjera drejt qyteteve në Izraelin jugor ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Më herët gjatë ditës, forcat izraelite vranë katër palestinezë të tjerë dhe plagosën shumë të tjerë gjatë protestave dhe një greve të përgjithshme historike në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jeruzalemin Lindor.

Greva nisi në mbështetje të palestinezëve që janë gjendur nën bombardimet izraelite në Gaza.

Të paktën 220 palestinezë, përfshirë 63 fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga nisja e përplasjeve më 10 maj. Rreth 1,500 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kurse, në Izrael viktimat janë 12, duke përfshirë dy fëmijë, ndërsa të paktën 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!