Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Richard Hecht, theksoi se ushtria e ka cilësuar armëpushimin e përkohshëm në Gaza si një “pauzë operacionale” në vend të një armëpushimi të mirëfilltë dhe se forcat janë ende në pritje për detajet përfundimtare të marrëveshjes.
Sipas raporteve, armëpushimi prite të hyjë në fuqi ditën e nesërme në orën 10:00.
Shumica e palestinezëve të burgosur në Izrael janë adoleshentë meshkuj midis moshës 16 dhe 18 vjeç dhe disa deri në 14 vjeç, të cilët konsiderohen fëmijë sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara.
Izraeli ka publikuar një listë me emrat e 300 të burgosurve dhe krimet e supozuara për të cilat ata akuzohen. Mes tyre janë 33 gra.
/abcnews.al