Së shpejti shqiptarët do të kenë një destinacion më shumë për të udhëtuar pa viza. Bëhet fjalë për Armeninë. Qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme.
Ky propozim vjen për faktin se qytetarët armenë mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri që prej vitit 2013 dhe në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dy palëshe.
Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, atëherë qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti. /tvklan.al