Armenia ka konfirmuar rastin e parë të prekur nga koronavirusi. Një 29 vjeçar është personi që është prekur nga virusi vdekjeprurës që deri më tani ka shënuar mbi 3 mijë të vdekur e mijëra të infektuar në shumë vende të botës.
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se një person është infektuar me koronavirusin e ri, ai ishte një i ri i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me koronavirusin e ri.
Kryeministri Pashinian ndër të tjera në postimin e tij ka theksuar se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin do të vendosen në karantinë. Ai shtoi se të gjithë pasagjerët në avionin që kanë udhëtuar nga Teherani me pacientin e infektuar, kanë pasur maska në fytyrë.
Ndërkohë në Itali numri i viktimave ka shkuar në 34 dhe mbi 1.577 persona rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit. Ndërsa në Kinë vendi dhe ku virusi është shfaqur për herë të parë deri më tani kanë humbur jetën rreth 3,000 persona, ndërkaq, mbi 86,000 të tjerë janë infektuar./abcnews.al